Prestigjozet ndërkombëtare “zhurmuese” për projektin e stadiumit të ri

0
SHPËRNDAJE
Loading...

stadiumi

Mediat më prestigjoze, gazeta, portale ndërkombëtare përshirë këtu ato italiane, spanjolle, angleze si “ESPN”, “USA TODAY”, “The Washington Times”, “News & Observer”, “Yahoo News” apo britanikja “Daily Mail” kanë shkruar lajme rreth prezantimit të projektit të stadiumit të ri në Tiranë.  Kompania shqiptare “Albstar” do të jetë realizuesja e projektit madhështor e cila do të ndërtohet aty ku është sot impianti “Qemal Stafa”.

Prestigjozja  “Associated Press” në artikullin me titull “Shqipëria do të ndërtojë një stadium të ri 22,300 vendësh” shkruan se punimet për këtë impiant modern pritet të nisin brenda një kohe të shkurtër dhe se ky investim do të jetë një shtysë e madhe për Kombëtaren kuqezi që përgatitet të marrë pjesë për herë të parë në finalet e një kampionati madhor siç është Evropiani i futbollit. AP citon “AP” fjalët e Kryeministrit, z. Edi Rama gjatë ceremonisë së prezantimit të projektit.

“Shumë njerëz janë entuziastë që Shqipëria do të ketë një stadium të standardeve më të larta evropiane, një stadium ku të mos luajë vetëm kombëtarja shqiptare, por nëse është e mundur të luhet edhe një finale e Kupave të Evropës ose finalja e Europa League”,

Agjencia spanjolle e lajmeve “EFE” ka publikuar një artikull me titullin “Arkitektët italianë do të ndërtojnë stadiumin e ri të kombëtares së futbollit në Shqipëri”. Artikulli është botuar mes të tjerash edhe në gazetën e njohur spanjolle “El Mundo Deportivo”, që vë theksin te pjesa arkitekturore e kësaj vepre moderne <<“Studioja italiane e arkitekturës ‘ARCHEA’ ka projektuar ri stadiumin e ri kombëtar të futbollit në Shqipëri, që do të ndërtohet brenda dy viteve e ardhshme nga kompania shqiptare ‘Albstar’ e që do të kushtojë 50 milionë euro>>.

 

Agjencia “EFE” citon arkitektin italian Marco Casamonti të studios “ARCHEA”, i cili shpreh kënaqësinë që do të jetë sërish një italian që projekton një stadium në Shqipëri ashtu siç ndodhi 80vjet më parë kur arkitekti fiorentin, Gherardo Bosio projektoi stadiumin “Qemal Stafa”.

“Unë jam shumë i emocionuar që sërish një arkitekt fiorentin kthehet 80 vjet më vonë në të njëjtin vend për të ndërtuar një monument modern në Tiranë”, ka thënë Casamonti, citon “EFE”.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.