Prezantohen trajnerët e ekipeve kombëtare U-21 dhe U-19

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Me falenderimin per 2 trajneret e larguar Arjan Bellai dhe Redi Jupi, drejtori teknik i ekipeve te moshave te perfaqesueses sone, Tramezzani ka nisur prezantimin per trajnenerin e 21-vjecareve Alban Bushi dhe ate te 19-vjecareve Erion Bogdanin. Sipas italianit bashke me drejtuesit e Federates Shqiptare te Futbollit, kane pasur bisedime edhe me trajnere te huaj, por me pas zgjedhja eshte bere per dy njerez qe kane qene shume prane kombetares sone.bushi_tramezani_bogdani-658x399

“Falenderoj Bellain dhe Jupin per punen e bere dhe tashme eshte momenti per te prezantuar dy njohes mjaft te mire te perfaqesueses si Alban Bushi dhe Erion Bogdani. Ka qene nje zgjedhje e menduar shume mire, pasi ka te beje me rritjen e talenteve tona. Kemi pasur edhe biseda me trajnere te huaj por ne fund zgjedhja eshte kjo. Te dy kane pervoje te madhe si lojtare por edhe jashte vendit. Puna qe kane bere te dy me pare do te sherbeje pasi kane qene prane kombetares. Ne do te ndertojme qendra te tjera per rritjen e talenteve por do te plotesojme me ekipe te ndermjetme U-15, U-18 dhe U- 20. Njekohesisht do te zgjerojme edhe vendet e kerkimit te talenteve”.

Nderkohe ne fjalen e pare si trajner I perfaqesueses se 21- vjecareve, ish menaxheri I kombetares Alban Bushi eshte shprehur entuziast per aventuren e tij te re ne drejtimin e nje skuadre, duke vene theksin se puna per kualifikueset 2019 kane nisur per te marre maksimumin.

“Sigurishst qe per mua eshte nje vleresim i larte dhe nje detyre e veshtire, qe te drejtosh skuadren U-21. Do te perpiqem te jap maksimumin tim per te arritur rezultate sa me te larta. Eksperiencen time ne futboll do ta shfrytezoj per te bere nje pune sa me te mire me skuadren.

Per Bushin prioritet do te kete pergatitja e lojtareve per kombetaren se sa rezultatet. Njekohesisht ai ka theksuar se ne ekipin e tij do te grumbullohen lojtare te cilet duhet patrjeter qe te luajne ne ekipet e tyre dhe me e mira do te ishte qe te ishin lojtare qe te luanin ne kampionatin shqiptar.

“E rendesishme eshte qe te kemi me shume lojtare per te furnisuar ekipin e pare, pastaj do te mendojme per rezultatet. Do te me pelqente qe lojtaret te jene nga kampionati yne, por edhe nga kamionatet e tjera.”

Edhe trajneri i ri i perfaqesues se 19 vjecareve, Erion Bogdani e ka vleresuar faktin qe i eshte besuar te drejtoje kete grup moshe duek premtuar se do te beje maksimumin per te marre me te miren.

“Me eshte dhene nje mundesi e mire dhe dua ta shfrytesoj duke bere me te miren. Jam i ndergjegjshem do te jete nje sfide e veshtire. Por vete jeta eshte nje sfide dhe per kete ja vlen te punosh shume.”

Per Bogdanin puna ka nisur per piketimin e elementeve cilesore ne menyre qe skaudra qe ai te drejtoje te jete gati per tu perfaqesuar denjesisht.

“Dua te rris dhe te pergatis futbolliste te denje per kombetaret e tjera. Sigurisht do te kerkojme te arrijme dhe rezultate pozitive.”/Superspor.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.