Prezantohet Brocchi: “Nuk kam frikë, e di çfarë të bëj”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Serie A/ Pas emërimit në krye të Milan, ditën e sotme ka ardhur edhe prezantimi i trajnerit të ri, Christian Brocchi. Ish lojtari i kuqezinjve dhe ish trajneri i skuadrës Primavera, tashmë do të drejtojë ekipin e parë që është një ëndër për këdo. Gjatë prezantimit të tij, Brocchi u shpreh: imageKëtu do të sjell kulturën e punë dhe për këtë gjë nuk do të kem probleme pasi kjo gjë ishte edhe me Mihajlovic. Do të sjell edhe metodolgjinë e punës sime. Përsa i përket modulit, unë do të përdor atë 4-3-2-1 ose 4-3-3 duke parë edhe gjendjen e lojtarëve. Pika e referimit tim do të jetë mbrojta me 4 dhe mesfusha me 3, më pas do të shohim. E di që është e vështirë të drejtosh një skuadër kur kanë mbetur vetëm 7 ndeshje, por për mua është një nder dhe një ofertë që nuk mund t’a refuzoja.  Dua t’i falenderoj të gjithë, sidomos presidentin për këtë mundësi. Unë nuk kam frikë dhe e di se çfarë duhet të bej”, kanë qenë fjalët e Brocchit në prezantim.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.