Prezantohet Daja: “Nuk bëj premtime, objektivat e Tiranës dihen”

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Pasi dha zyrtarisht dorëheqjen nga Tirana në mbyllje të sezonit, trajneri Ilir Daja ditën e sotme ka marrë votëbesimin për të drejtuar bardheblutë edhe në të ardhmen. Tekniku kryeqytetas bëri një punë të mirë në drejtimin e Tiranës, teksa tashmë bardheblutë mund të marrin pjesë në Europa League.

Ilir Daja
Ilir Daja

Ditën e sotme ai është prezantuar nga presidenti Refik Halili për të vazhduar projektin e tij në krye të pankinës bardheblu. Ja si u shpreh Daja gjatë prezantimit, ku theksoi se ai nuk bën më premtime para sezonit:

Falenderoj drejtuesit e klubit që më dhanë mundësi të vijoj bashkëpunimin me Tiranën. Dihet qe kreditet më të mëdha për një trajner janë të drejtojnë klubet më të mëdhenj, ku në Shqipëri është Tirana. Një element tjetër për të vazhduar këtë bashkëpunim dhe ato janë tifozët. Ndihem i vlerësuar edhe përsë nuk arritëm të realizonim objektivat. Do të punojmë maksimalisht për të realizuar objektivat e Tiranës që janë gjithmonë madhore. Përsa i përket merkatos, kemi ende ditë për të biseduar. Kryesorja është të ruajmë grupin. Përsa i përket ndeshjeve në Europë, ne po presim përgjigjen dhe do të bëjmë lëvizjet e duhura sëbashku me presidentin. Ovjektivat e sezonit për Tiranën dihen, janë gjithmonë të mëdha“, ishin fjalët e Ilir Dajës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.