Prezantohet Eko Barine: Huazimin te Teuta e prita mirë, do më shërbejë

0
SHPËRNDAJE

Teuta ka prezantuar afrimin më të ri, sulmuesin Eko Barine, të ardhur në formë huazimi prej Skënderbeut. Afrikani, në një bisedë për “Panorama Sport” u shpreh i lumtur për këtë aventurë të re te Teuta.

Sipas tij, kalimi në Durrës, do t’i shërbejë që të fitojë edhe më shumë përvojë.

“Pas eksperiencës time në Qipro, zgjodha Shqipërinë dhe pikërisht Skënderbeun, për atë çfarë ky ekip ka bërë në këto vite. Huazimin te Teuta e kam pritur mirë, pasi e di që do të më shërbejë.

Kanë një trajner shumë të mirë si Gugash Magani dhe, me aq sa më kanë thënë, Teuta është ndër ekipet më të mira në Superiore. Ka lojtarë shumë cilësorë dhe me eksperiencë ndërkombëtare, si Bojan Markoviç, Gerhard Progni, Faisal Bangal apo Andi Ribaj.

Kam pyetur dhe them që huazimi ishte i goditur”,-mbylli prononcimin e tij, sulmuesi i Teutës, Eko Barine. /minuta90.com/

Eko Barine, sulmuesi më i ri i Teutës

S'KA KOMENTE

Comments are closed.