Prezantohet pasuesi i Shehit te Skënderbeu

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Tashmë është zyrtare! Skënderbeu ka një portier të ri dhe ai është kosovari Denis Troshupa, i cili është prezantuar te skuadra e tij e re, Skënderbeu. Ai do të stërvitet nën urdhërat e Bozhiqit, së bashku me Shehin e Llapanjin.

Pas firmës me presidentin Takaj, gardiani është shfaqur në grumbullimin e ekipit në “Tropikal Resort” në Durrës, për të vazhduar stërvitjen me kampionët e Shqipërisë, që po përgatiten për Superkupën e së mërkurës përballë Laçit.

troshSezonin e kaluar 21-vjeçari ishte pjesë e Hajvalisë në kampionatin kosovar, ku la përshtypje tepër pozitive. Portieri nga Prishtina në këtë vit u rikthye në Kosovë, pasi më parë ka jetuar në Poloni, duke u aktivizuar edhe te skuadra Ruch Ryki. Ndërkohë që nga korçarët shihet si një portier i së ardhmes, përderisa Shehi është 38 vjeç dhe natyrisht duhet menduar edhe për pasardhësin e tij.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.