Prezantohet Pejiç, falenderon Kukësin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageSport Bota/ Pero Pejiç më në fund ka arritur të hedhë firmën mbi kontratë me ekipin e Esteghlal, pas problemeve që i dolën me kontratën e tij. Tashmë duket se çdo gjë është zgjidhur, dhe sulmuesi kroat është zyrtarisht pjesë e klubit Iranian. Vetë Pejiç ka postuar një foto në “Facebook” me fanellën e skuadrës së tij të re gjatë prezantimit, ku shkruante: “Falenderimet i takojnë zotit që më beri të mundur të jem pjesë e një klubi të madh si Esteghlal. Dua të falenderoj gjithashtu edhe presidentin Gjici, stafin teknik dhe të gjithë shokët e mi të skuadrës tek Kukësi. Tani më pret një aventurë e re.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.