Prezantohet projekti i “Arenës Kombëtare”

0
SHPËRNDAJE

Projekti i "Arenës Kombëtare"
Projekti i “Arenës Kombëtare”

FSHF/ Pas disa vitesh pritje dhe premtime,mmë në fund Federata Shqiptare e Futbollit po prezanton projektin zyrtar për stadiumin kombëtar që do të ndërtohet mbi rrënojat e stadiumit aktual Kombëtar ‘Qemal Stafa’.

Stadiumi "Arena Kombëtare"
Stadiumi “Arena Kombëtare”

Ai do të quhet ‘Arena Kombëtare’ emër i cili është pagëzuar nga kryeministri Rama pas kualifikimit të Shqipërisë në Kampionatin Europian.Në prezantimin e projektit i pranishëm është edhe kryeministri Rama.

Stadiumi "Arena Udine" i Udineses, nga ku do të bazohet edhe projekti i stadiumit të ri
Stadiumi “Arena Udine” i Udineses, nga ku do të bazohet edhe projekti i stadiumit të ri

Stadiumi i ri do të ndërtohet nga një arkitekt i njohur italian, i cili pak kohë më parë ka ndërtuar edhe arenën e stadiumit të Udineses. Gjatë prezantimit të projektit, presidenti i FSHF, Armand Duka u shpreh:

Edi Rama dhe Armand Duka
Edi Rama dhe Armand Duka

Investimet më mëdha janë “Elbasan Arena” dhe stadiumit të Shkodrës të mbështetur nga qeveria shqiptare. Ndërtimi i stadiumit të Elbasanit bëri të mundur zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Ky investim ishte me vlerë 6.6 mln euro. Ende pa përfunduar ‘Elbasan Arena’, Rama mori iniciativën dhe premtoi ndërtimin e një tjetër stadiumi modern, “Loro Boriçi” investim afro 18 mln euro. Stadiumi i ri do të jetë një shtëpi e re për futbollistët shqiptarë, kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë, projekt me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare. Kryeministri ka ndihmuar për të përshpejtuar realizimin e këtij projekti madhor. I vetmi ku kombëtarja zhvillon ndeshjet ndërkombëtare dhe si i tillë është kartëvizitë për çdo mik që vjen në Shqipëri”, u shpreh Duka.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.