Prezantohet Radeski: Gjithçka për objektivat e Shkëndijës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

radesMarjan Radeski pasi firmosi kontratë 4-vjeçare, është prezantuar me fanellën e Shkëndijes. Të dielën në mbrëmje ui arrit akordi me Metalurgun për të blerë kartonin e mesfushorit të talentuar, ndërsa 20-të vjeçari sot ka zyrtarizuar bashkëpunimin me kuqezinjtë e Tetovës  I shpalluri dy herë futbollisti më i mirë i ri i Maqedonisë nuk ka fshehur kënaqësinë: “Para se gjithash dua të falënderoj për besimin që tregoi ky klub. Është nder dhe kënaqësi të luash për një klub të madh si Shkëndija. Do të jap gjithçka nga vetja për të arsyetuar besimin që më dhanë dhe mendoj se me këtë klub do të arrijmë qëllime të mëdha në Maqedoni dhe në Europë“, deklaroi Marjan Radeski në prezantimin zyrtar i futbollist i Shkëndijës, duke shtuar se do te jetë nder dhe kënaqësi të luajë para një publiku të tillë si ‘Ballistët’. “Më jep shtytje, pasi këtu ka grup të mirë të tifozëve që është plus i madh për ekipin, për klubin. Dua me këtë rast të përshëndes tifozët ‘Ballistët’ dhe mendoj se do të bëjmë sukses të madh së bashku”, përfundoi Radeski.  Marjan Radeski është përforcimi i 5-të i Shkëndijës në këtë merkato pas Ferhan Hasanit, Besart Ibraimit, Shqiprim Taipit dhe Ardian Cuculit. Ndërkohë që Shkëndija ka ndërprerë sot bashkëpunimin me Mevlan Adilin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.