Prezantohet Xhevahir Sukaj (video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

11540909_848064501915023_6463997916064974783_n

Ka filluar në orën 12:00 konfernca për shtyp e prezantimit të sulmuesit Xhevahir Sukaj. Më vonë do të keni detaje të tjera dhe video rreth prezantimit të sulmuesit shkodran në rradhët e “Demave të Kuq”.

 

Faza përgatitore

Ndërkohë që skuadra do të fazën përgatitore do ta nis ditën e premte në Ohër të Maqedonisë.

 

Fjalët e Xhevahirit

“Gjatë kësaj periudhe kam patur kontakte të shumta me disa klube si brenda dhe jasht vendit, por Partizani mendoj se është zgjedhja e duhur. Premtoj të jap maksimumin tim për të arritur objektivat e vendosura nga klubi që sigurisht janë Titulli kampion dhe Kupa, objektiva që më kanë tërhequr dhe mua për të qënë pjesë e kësaj skuadre. Afrimet e bëra në merkato tregojnë qartë seriozitetin e këtij klubi. Me Iranin e kam mbyllur tashme dhe jam i përqëndruar vetëm te ekipi im i ri me shpresen për ti shërbyer dhe për të dhënë kontributin maksimal me të kuqtë. Konkurrenca në ekip është tepër pozitive dhe për vet lojtarët, ndërsa personalisht pretendoj të arrij gjithçka me Partizanin pse jo edhe Kombëtaren. Shkodranët kanë lënë gjithmonë gjurmë te ky klub dhe shpresoj që së bashku edhe me Tafilin të japim më të mirën tonë dhe ta ruajmë këtë tradit.”

STAROVA: “Falenderoj Sukajn i cili zgjodhi Partizanin. Është një lojtar me mjaft vlera dhe unë e njoh shumë mirë, jam i sigurt që do na ndihmojë akoma më tepër në arritjen e objektivave tona, të cilat janë shumë të qarta. Dua të falenderoj gjithashtu presidentin Demi i cili po bën një punë të jashtëzakonshme për ta rikthyer aty ku e ka vendin këtë klub të madh. Afrimet e lojtarëve cilësorë dhe më kryesorja fillimi i ndërtimit të kompleksit sportiv shfaqin dukshëm ambicjet konkrete dhe serioze të klubit.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.