Prezantohet Zildzovic tek Bylis

0
SHPËRNDAJE

ZIDKOVIC-658x370

Pak orë para startit të pjesës së dytë të kampionatit në sfidën ndaj Kukësit, Bylisi ka bërë prezantimin e teknikut të ri, por edhe katër blerjeve të deritanishme të ballshiotëve. Adnan Zildzovic ish mesfushor i kombëtares Jugosllave ka ardhur në Shqipëri falë ndërmjetësimit të menaxherit, Andi Matraxhiu dhe sugjerimit të ish trajnerit të Dinamos, Zlatko Dalic. Skuadra mallakastriote do të luajë këtë pjesë të dytë të sezonit me objektiv mbijetesën ndërkohë është ashtu si raporton “Supersport’’ ishte presidenti Kapllanaj që prezantoi trajnerin e ri në këtë konferencë për shtyp.

Kapllanaj….”Prurja më e rëndësishme e ekipit të Bylisit është trajneri që ka marrë në drejtim skuadrën për dy fazat e mbetura të kampionatit. Ai është një emër i njohur i futbollit europian. Ai ka marrë drejtimin e skuadrës dhe objektivi kryesor i tij është që të shpalosë përvojën e vet si ish futbollist dhe trajner për të ndihmuar Bylisin që të qëndrojë në Superligë”.

Më pas fjalën e mori trajneri 46-vjeçar që vjen pas eksperiencës sllovene me klubin NK Krka.

Zildzovic…“Kam ardhur këtu që ta ndihmoj Bylisin të qëndrojë në Kategorinë Superiore,  por të kontriboj në hedhjen e themeleve për skuadrën e sezonit të ardhshëm pasi ne synojmë që vitin e ardhshëm të renditemi mes 6 skuadrave më të mira. Kjo është hera e parë që vij në Shqipëri. Kam folur me shumë ish lojtarë shqiptarë të cilët më kanë folur, madje kam kontaktuar edhe ish trajnerin e Dinamos, Zlatko Dalic. Futbolli në Shqipëri po rritet çdo vit dhe kjo është një nga arsyet kryesore përse zgjodha të vij këtu”.

Në vijim, trajneri boshnjak theksoi se një nga objektivat kryesorë të tij është rritja dhe zhvillimi i lojtarëve vendas, ndërsa theksoi se Bylisi duhet të luajë një futboll të bukur për të afruar sa më shumë tifozë. I pyetur se sa e njeh Kategorinë Superiore, Zildžovic theksoi se drejtuesit e skuadrës e kanë ndihmuar të mësojë sa më shumë për skuadrat në garë, ndërsa e pranoi se kundërshtarët e Bylisit në betejën e mbijetesës janë vetëm 3 ekipe.

Adnan Zildzovic…“Rivalët tanë janë Tërbuni, Vllaznia dhe Flamurtari. Jemi 4 ekipe që do të luftojmë deri në fund. Jemi të shkëputur shumë me 6 ekipet e para. Kemi në dispozicion dhe 18 ndeshje dhe besoj se lojtarët e mi do të japin maksimumin për ta siguruar mbijetesën 3 apo 4 javë nga fundi.

Zildžovic e krahasoi arritjen e Shqipërisë në Euro 2016 me atë të Sllovenisë shumë vite më parë, duke theksuar se ky është një hap i madh për futbollin shqiptar. Në fund, ai bëri një koment edhe për transfertën e Kukësit, duke nënvizuar se skuadra ka talent dhe të gjithë do të punojnë për t’u rritur sa më shumë.

Adnan Zildžovic…“Nuk dua të humbas asnjëherë. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, por jo një finale prandaj për mua është e rëndësishme të marrim pikë në çdo ndeshje”.

Në fund të konferencës për shtyp, presidenti Kapllanaj prezantoi edhe 4 blerjet e reja të Bylisit në këtë merkato, Julian Brahja, Dushko Dukiç, Samir Sahitin dhe të riun Albi Alla.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.