Prindërit e Casillas: Perez se ka dashur kurrë atë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Prindërit e portierit Iker Casillas nuk e kanë mbajtur dot zemërimin e tyre për mënyrën se si u trajtua djali i tyre tek Real Madrid. Ata nuk kanë harruar që t’ia faturojnë këtë largim presidentit Florentino Perez, të cilin e quajnë shkaktarin kryesor që Casillas nuk është më pjesë e galaktikëve: “Iker u trajtua mirë nga Lorenzo Sanz dhe Ramon Calderon, por Perez kurrë nuk e deshi atë. Ai gjithmonë ka patur dëshirën për të marrë në ekip Gigi Buffon, por kurrë nuk e arriti këtë gjë. Djali ynë gjithmonë është trajtuar ndryshe nga të tjerët nga ky president, edhe pse ai ishte lideri i këtij ekipi.”- u shprehen prindërit e lojtarit.
image
Më tej ata shtuan: “Ai nuk e la djalin tonë që të transferohet në një ekip të madh, por e detyroi të transferohet tek Porto. Iker duhej të transferohej tek një ekip i madh, pasi Porto është një ekip i nivelit B. Perez do të mbahet mend si presidenti që e largoi me zor nga Reali Iker Casillas.”- përfunduan fjalën e tyre prindërit e lojtarit

S'KA KOMENTE

Comments are closed.