Prishtina drejt shuarjes, Hajvalia ja blen të gjitha lojtaret

0
SHPËRNDAJE

Kur nuk gjen përkrahje te punëdhënësit e tu është mëse e llogjikshme të kërkosh një punëdhënës tjetër. Kështu ka ndodhur edhe me vajzat e Prishtinës, ato të cilat e kanë udhëhequr ekipin drejt trofeve absolutë në Kosovë.

Ato kanë pritur më kot për mbështetje dhe më në fund janë dorëzuar teksa është klubi i ri, i sapokrijuar, i Hajvalisë që i ka blerë thuajse të gjitha duke u siguruar atyre mbështetjen e nevojshme për të përballuar kampionatin e ardhshëm 2015-16.

Me shumë gjasa kjo do të thotë shuarje e Prishtinës, ose thënë ndryshe shuarje e një historie të lavdishme e të mbushur me suksese, fitore e trofe të shumtë. Me të vërtetë një mbyllje e pamerituar e një cikli që vështirë se do të përsëritet më.

Gazeta Olle raporton se konkretisht emrat e lojtareve të transferuara te Hajvalia janë Malsore Halili, Shqipe Berisha, Agnesa Gashi, Mirlinda Dragusha, Blerta Kaçiu, Nora Selmani, Advie Veliu, Qëndresa Krasniqi, Gresa Berisha, Pranvera Tasholli, Hava Dakaj, Jehona Gashi, Besarta Berisha, Agnesa Rexha dhe Donika Syla.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.