Prishtina fiton Kupën dhe një vend në Europa League (video)

0
SHPËRNDAJE

2015-16 Prishtina (Cu Winners)Prishtina ka siguruar UEFA Europa Ligën për edicionin 2016/17, duke fituar trofeun e çmuar të Republikës së Kosovës – të pestin në histori të klubit.

Me mbi 10.000 shikues, afër 3.000 tifozë gjilanas, kanë krijuar atmosferë impozante, por duhet dalluar adhuruesit vendas që përkrahen skuadrën si kurrë më parë në 25 vitet e fundit, përjetuan gëzim të jashtëzakonshëm dhe në fund festuan gjatë suksesin e madh të klubit.

Prishtina ka fituar me meritë këtë trofe të çmuar dhe tani do të vazhdojë të shkruaj historinë e re të futbollit në vend.

Prishtina pati shumë akterë që u dalluan, por dy prej tyre do nuk do të harrohen kurrë, Endrit Krasniqi me dy asistime dhe Basit Abdul Khalid me dy gola të shënuar.

Ndeshja ishte jashtëzakonisht interesante, sidomos pas epërsisë së gjilanasve në pjesëlojën e parë, por pastaj aktivizohet nga bankina ganezi, Basit Abdul Khalid dhe dy asistime të arta të Endrit Krasniqi, dhe gjithçka përmbyset për gjashtë minuta dhe me meritë, bardhekaltrit nga kryeqendra ngrehin lartë trofeun e Kupës/prishtinafc.com

S'KA KOMENTE

Comments are closed.