Prishtina i rikthehet fitores, ashpërsohet lufta për titull

0
SHPËRNDAJE

drita-prishtinatetor2016
Goli i Makendas

U zhvilluan ndeshjet në kuadër të javës së 11-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Prishtina ka shënuar fitore në Gjilan, në duel me Dritën, në një ndeshje mjaft interesante, me rezultat 1:0. Prishtinasit kishin më shumë raste shënimi, por arritën të shfrytëzojnë vetëm një prej tyre dhe atë në minutën e 85-të, kur Gauthier Makenda shënoi duke e kaluar portierin Latifi, pas një asistimi të shkëlqyeshëm të Boshnjakut.

Me këtë fitore Prishtina rikthehet në pozitën e dytë, me 26 pikë, katër më pak se sa liderja e renditjes, Trepçës’89. Fitore para tifozëve të vet kanë arritur Liria dhe Llapi. Liria e ka mposhtur Ferizajn, me rezultat 3:0, me golat e shënuar nga Mustafa (32’), Fetahaj (51’) dhe nigeriani Henery Ody (80’).

Në anën tjetër, Llapi ka triumfuar në duel me Drenicën falë golit të Hamdi Namanit, në minutën e 75-të. Ndërkohë, dueli ndërmjet Besës dhe Gjilanit ka përfunduar pa fitues dhe pa gola. Pejanët në minutën e 63-të kishin mundësi për të shënuar nga penalltia, por gjuajtjen e Fetim Kasapit e priti Faton Maloku.

Vala Superliga, java e 11-të
E premte, 28.10.2016
Hajvalia – Feronikeli 2-3

E shtunë, 29.10.2016
Trepça – Trepça ’89 1-3

E diel, 30.10.2016
Drita – Prishtina 0-1
Besa – Gjiilani 0-0
Liria – Ferizaj 3-0
Llapi – Drenica 1-0

javaxi

S'KA KOMENTE

Comments are closed.