Prishtina mposht Gjilanin, Feronikeli nuk rikthehet në krye

0
SHPËRNDAJE

Feronikeli ka shënuar fitore bindëse prej 1 me 3, raporton Koha.net. Golin e parë për Feronikelin e shënoi Mendurim Hoti, kurse dy golat e tjerë u shënuan nga Mevlan Zeka.prishtina

Golin e nderit për Trepçën ’89 e shënoi me kokë Rasak. Me këtë fitore Feronikeli arrin në kuotën e 41 pikëve, po aq sa ka edhe Hajvalia në krye të tabelës, raporton Koha.net.

Përveç kësaj ndeshje janë zhvilluar edhe katër takime të tjera në Superligë. Besa dhe Llapi ndanë pikët duke barazuar me rezultat prej 0-0.

Kurse Drenica mposhti në udhëtim Dritën falë golit të shënuar nga Granit Arifaj në minutën e 84 për të kaluar Drenicën në epërsi.

Në anën tjetër Prishtina ka arritur të fitojë takimin kundër Gjilanit me golin e vetëm të shënuar nga Berat Hyseni, i cili shënoi nga pika e bardhë në minutën e 81.

Hyseni u ndëshkua me karton të kuq pas ekzekutimit të penalltisë, ai u ndëshkuar së pari me të verdhë për shkak të zhveshjes së fanellës dhe më pas për shkak të goditjes së topit ai u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë.

Gjithashtu edhe Vushtrria ka shënuar fitore në derbin e ekipeve që luftojnë për mbijetesë. Ishte Bajram Zuqaku ai që shënoi golin e vetëm në këtë takim.

Kjo është tabela aktuale e klasifikimit:

Burimi: koha.net

S'KA KOMENTE

Comments are closed.