Prishtina prezanton 3 afrimet e fundit

0
SHPËRNDAJE

Kosovë/ Prishtina nuk po kalon aspak një sezon të mirë. Pas largimit të trajnerit dhe disa lojtarëve u duk se gjithçka po shkonte drejt fundit, por drejtuesit reaguan në kohë. Skuadrës i’u kanë bashkuar edhe tre përforcime të fundit. Dy kongolezë, Gauthier Mankenda dhe Flory Mbenza Ilenda dhe një ganez i rekomanduar nga skuadra e Bundesliga II, Greuther Furth, Basit Abdul Khalid.

Tre afrimet e fundit të Prishtinës
Tre afrimet e fundit të Prishtinës

I pari, më i njohuri për publikun kosovar, Gauthier Mankenda, i lindur më 20 korrik 1997 në Kongo, në fazën e parë ka luajtur për Vushtrrinë, kurse për Prishtinën ka luajtur në dy ndeshje kontrolluese gjatë fazës përgatitore të dimrit. Mankeda luan sulmues krahu. Basit Abdul Khalid, i lindur më 10 gusht 1996 në Ganë, është futbollist që luan në qendër të sulmit dhe është rekomanduar nga skuadra jonë mike, Greuther Furth. Flory Mbenza Ilenda, i lindur më 15 qershor 1998, në Kongo, luan në pozitën e mbrojtësit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.