Prishtina prezanton mbrojtësin ganez Abdul Bashiru

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Prishtina është mjaft aktive në merkato, pasi po kërkon të zëvëndësojë lojtarët e larguar. Sot ajo ka zyrtarizuar afrimin  e ganezit Abdul Bashiru i cili ka nënshkruar kontratën dhe sot ka dalë në  seancën e parë stërvitore.

Bashiru, luan në pozitën e mbrojtësit të majtë. Bashiru vjen në Prishtinë nga skuadra Dreams FC, prej nga ishte angazhuar edhe Basit Abdul Khalid i cili është një tjetër prurje e kryeqytetasve.
Ganezi ka luajtur më parë me  Bechem United të Ganës dhe Ismailyn e Egjipitit.

“Kam ardhur në Prishtinë të punoj shumë si për vete po ashtu edhe për klubin. E njoh Khalidin, ka qenë shok i imi i skuadrës në Ganë dhe pra referencat nuk kanë munguar  që të vij këtu dhe kam kënaqësinë të bashkohem me të dhe sëbashku të japim më të mirën për klubin, por edhe për neve personalisht. Jam i përgatitur në çdo rrethanë t’i bashkohem Prishtinës”, ka deklaruar mbrojtësi i majtë Abdul Bashiru.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.