Prishtina s’gabon, Gjilani pikë në Drenicë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

14362711_10155332933783538_8346118100779653874_oU zhvilluan dy ndeshje në kuadër të javës së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll. Prishtina ka shënuar fitore në duel me Besën, me rezultat 2:0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq. Bardhekaltrit e kryeqytetit kaluan në epërsi në minutën e 12-të me golin e shënuar nga Mërgim Pevqeli me gjuajtje vole, pas harkimit të Endrit Krasniqit. Ndërkohë, ky i fundit realizoi golin e dytë, në minutën  90’(+2’), duke vulosur rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshjeje.

Me këtë fitore Prishtina ngjitet në pozitën e parë, me 34 pikë, një më shumë se Trepça’89, e cila luan nesër kundër Llapit. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër Drenica ka barazuar para tifozëve të vet në duel me Gjilanin, me shifrat 1:1. Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e shënuar nga Isa Eminhaziri, në minutën e 65-të, por vetëm dy minuta më pas Drenica i barazoi shifrat me golin e zëvendësuesit, Armend Abazi/ffk-kosova

Vala Superliga; Java-15-të
E shtunë
Prishtina – Besa                              2-0
Drenica – Gjilani                              1-1

S'KA KOMENTE

Comments are closed.