Pritej titullar, Morina nuk grumbullohet nga Levi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Flamurtari do të ketë një mungesë në sulm në ndeshjen përballë Teutës. Afrimi më i fundit i vlonjatëv, Mario Morina, nuk do të jetë i grumbulluar për ndeshjen e sotme. Trajneri Stanislav Levi nuk ka dashur t’a marrë në ekip sulmuesin për ndeshjen e parë të Superligës, dhe shkak për këtë gjë është bërë koha mjaft e shkurtër që lojtari është stërvitur me grupin, dhe trajneri çek nuk ka dashur të rrezikojë me aktivizimin e tij.

Mario Morina
Mario Morina
Pavarësisht kësaj, Levi sheh një pikë te fortë të sulmit tek Morina, dhe burime pranë sajtit tonë bëjnë me dije se sulmuesi është në planet e trajnerit për ndeshjen e rradhës. Ndaj Partizanit ai do të jetë i grumbulluar, pse jo edhe të jetë një titullar për Flamurtarin në atë takim delikat.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.