Pritet Franc Veliu, por Tirana zyrtarizon një serb

0
SHPËRNDAJE
Loading...

serbmbPritej Franc Veliu, por mbrojtësin e ri Tirana e ka zgjedhur….në Serbi. Ai është Dejan Karan, i cili ka mbërritur sot në Tiranë per t’u bashkuar me skuadren. Qendërmbrojtesi serb është përforcimi i radhes, teksa prej dy muajsh ka qenë në fokusin e klubit dhe pas tratativave ka ardhur momenti per akordin zyrtar dhe mberritjen e tij në kryeqytet. Saktësisht ka qenë drejtori sportiv Devi Muka, i cili e ka mirepritur 27-vjeçarin në “Skender Halili”, për ta prezantuar gjithashtu me skuadren.
Dejan Karan ka luajtur dy sezonet e fundit në Superligen hungareze për skuadrën e Kecsmeti TE, më të cilen ka qenë titullar i padiskutueshem. Me afrimin e tij Tirana kompleton repartin difensiv për sezonin e saponisur. Karan është futbollist cilësor, 190 cm i gjate dhe me te gjithe tiparet e nevojshme për të luajtur në qendër të mbrojtjes. Ai do të zërë boshllëkun e krijuar nga largimi i befasishëm i Entonio Pashajit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.