Pritet reagim i ashpër i ultrasve polak për ngjarjet e “Qemal Stafë”-s

0
SHPËRNDAJE

Pavarësisht se në Varshavë mund të ketë shumë pak shqiptarë për të ndjekur ndeshjen e Europa League, Legia-Kukësi, ultrasit polak në rrjete të ndryshme sociale kanë kërcwnuar me hakmarrje për ngjarjet e ndodhura në Tiranë përpara dhe gjatë ndeshjes Kukësi-Legia.
Kujtojmë se ultrasit e Prishtinës, Plisat, kanë marrë përsipër atë sulm ndaj polakëve në hyrje të stadiumit. Por këta të fundit nuk kanë udhëtuar drejtë Polonisë dhe pritet që pasojat t’i vuajnë lojtarët në fushën e blertë dhe ata pak tifozë shqiptarë që mund të jenë prezent në stadiumin e Varshavës.
image
Ultrasit e Legias njihen si tepër problematik. Ngjarjet e kalaura i kanë inatosur ata keqazi, ndaj dhe duhet shpresuar se në takimin e sotëm s’do të ketë trazira.
Ndeshja u ndërpre në fillimin e pjeses së dytë në Tiranë teksa Legia udhëhiqte 2-1 dhe pas një goditje në kokë me sende nga tifozët të lojtarit Duda ka qenë Komisioni i Disiplinës në UEFA që i ka dhënë fitoren 3-0 në tavolinë polakëve. Në këtë sfidë pritet të mos mungojnë thirrjet anti-shqiptari dhe mesazhe të ndryshme nga ana e huliganëve polakë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.