Pritet rikthimi i Elseid Hysajt ndaj Portugalisë

0
SHPËRNDAJE

 

hysajiNdeshja ndaj Danimarkës plotëson objektivin e kombëtares kuqezi, e cila mori atë që kërkonte në Kopenhagen. Edhe pse Odise Roshi mund të kishte kaluar çdo parashikim në minutën e 92-të të sfidës. Ndërkohë që mungesa e Elseid Hysajt peshoi jo pak në krahun e djathtë të mbrojtjes sonë.

Gjimshiti u mundua, dha maksimumin, por sigurisht i duhet edhe pak kohë që të ambientohet me ngjyrat kuqezi. Hysaj, tashmë një titullar i padiskutuar i skuadrës tonë përfaqësuese dhe lojtari i Napolit në Sërisë A të Italisë, shihet si një nga kolonat më të forta të prapavijës sonë. Rikthimi i tij ndaj Portugalisë do të ishte një dhimbje koke më pak për trajnerin Xhani De Biazi.

Në fakt, dëmtimi nuk është i rëndë, stafi kuqezi s’ka dashur të rrezikojë në ndeshjen e Danimarkës dhe me shumë mundësi, Hysaj do ta nisë titullar ndaj portugezëve, ku dueli me Kristiano Ronaldon pritet të jetë i ashpër.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.