Pritje madhështore për Kombëtaren

0
SHPËRNDAJE

pritja e kombetaresHeronjtë kuqezi u kthyen në shtëpi, mes njerëzve të tyre, në atdheun e tyre pas përfaqësimit historik në kampionatin Europian. Rreth orës 15:40, avioni me në bord Kombëtaren Shqiptare të Futbollit, preku pistën e aeroportit të Rinasit, ku u prit nga kryeministri vendit Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla, që kishin organizuar dhe pritjen ceremoniale për idhujt e Shqipërisë.

Kombëtarja, bashkë me stafin dhe delegacionin e saj u ngjit në një autobus të hapur për t’ju drejtuar kryeqytetit, ku qindra njerëz ishin grumbulluar në rrugët e tij për të përshëndetur skuadrën kuqezi. Ndalesa e parë në këtë pritje zyrtare ishte në Bashkinë e Tiranës, ku i’u rezervua një ceremoni e vërtetë kuqezi.

Kryebashkiaku, Erjon Veliaj, i dorëzoi kombëtares shqiptare, celësin e Tiranës, si shenjë vlerësimi për përfaqësimin në Europian.

Ndërkohë që kapiteni Lorik Cana, e cilësoi rikthimin në Tiranë, si rikthimin në kryeqytetetin e atdheut të të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen.

Një pritje kombëtares ju rezervua dhe në Ministrinë e Jashtme, ku futbollistët kuqezi kryen procedurat për pajisjen me pasaportë diplomatike duke u cilësuar nga ministri I Jashtëm, Ditmir Bushati, si ambasadorët më të shkëlqyer të Shqipërisë në botë.

Pas kryerjes së procedurave të rastit, autobusi I hapur kuqezi, ju drejtua kryeministrisë, për finalizimin e kësaj pritjeje zyrtare, ku u pritën nga kryeministri I vendit, Edi Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, zonja Lindita Nikolla, që mori e para fjalën përshëndetëse për Kombëtaren tonë.

“Emocion i vecantë, kur imagjinoj qindra mijëra shqiptarët në emigracion, për krenarinë që kanë marrë prej jush, për të larguar steriotipin për Shqipërinë”.

Pasi falënderoi kryeministrin për mbështetjen, skuadrën për arritjen dhe tifozët për spektaklin në tribuna, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, shprehu besim për të ardhmen e Kombëtares.

“Është një ditë e veçantë, ditë historike dhe shumë e bukur, e kthimit nga një aktivitetet që e kishim ëndërruar prej kohësh. Doja të falënderoja të gjitha ata që e kanë ëndërruar.

Çuna, ju falënderoj nga thellësia e zemrës, që na bëtë mua dhe gjithë shqiptarëtm, pjesë të këtyre emocioneve të paharruara. Me punën dhe sakrificën ndoshta meritonit më shumë. Duhet të jeni me kokën lart dhe ne do të jemi me sytë nga ju, për momente të tjera historike.

I kemi të gjitha mundësitë që të kemi histori të mëdha suksesi”.

Nga foltorja e kryeministrisë, trajneri Gianni De Biasi vlerësoi skuadrën dhe tifozët për paraqitjen, ndërsa konfirmoi synimin për të vazhduar ëndrrën me skuadrën kuqezi.

“Mendoj se pas këtij euriopiani, bota sportive dhe jo vetëm, po na merr si shembull dhe na shohin si një grup përmbi individët. Gjëja më e rëndësishme është se këta djem gjetën hovin mendor, duke kaluar nga koncepti i individit te koncepti i grupit. Kjo ishte edhe ajo tek e cila kam ngulmuar, porosia e Skënderbeut, që të qëndrojmë të bashkuar. Tifozët na dhanë forcë, ata i fituan të tre ndeshjet e tyre në stadiumet e Francës. Ishtë një mrekulli sportive, por edhe një mrekulli humanizmi. Jam trajneri i vjetër i Shqipërisë, që dëshiroj të vazhdojë të qëndrojë këtu për të vazhduar mrekullinë”.

Përpos dhimbjes për eliminimin e pamerituar, paraqitja dhe krenari që dhuroi Shqipëria u vlerësua edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili u shfaq besimplot për të ardhmen.

“Është një privilegj i jashtëzakonshëm për mua dhe veteranët e fanellës kuqezi ndër vite, tju uroj në këtë kthim të lavdishëm në Atdhe pas misionit tuaj në Francë, ku edhe falë tifozëve kuqezi, latë imazhin e një Shqipëria luftarake, kurajoze…

Nuk duhet të keni asnjë pishman djema që u kthyet vetëm për një gol diferencë, por të jeni krenarë, që e bëtë kombin dhe këtë skuadër të dukej e lidhur me gjak dhe të luante si e barabartë.

Kjo skuadër është gati për të përballuar grupin tejet të vështirë të Botërorit 2018″.

/Supersport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.