Pritje madhështore për Nanin në Turqi (video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

1632230-34642430-1600-900
Mbrëmë vonë në Stamboll 

Me qindra tifozë turq të Fenerbahçe kishin dalë për të pritur yllin portugez Luis Nani i cili mbërriti në Stamboll mbrëmë vonë për të kryer vizitat mjekësore. 28-vjeçari Nani la Sporting Lisbonën ku ishte huazuar nga Manchester United për t’ju bashkuar Fenerbahçes.

“Jam i lumtur që jam këtu”, tha Nani. ” Ky është një shans i ri për mua, për karrierën time. Dua të shfaq aftësitë më të mira këtu.”

11145036_1030659236980538_3911924263964949895_o
Nani sezonin e fundit me Sporting Lisboa

Nani ka luajtur 86 ndeshje për Kombëtaren e Portugalisë dhe gati 150 për Manchester United, por huazimi i tij në Portugali te Sporting dhe afrimi i Marco Rojo nga United, bënë që qëndrimi i portugezit në “Old Trafford” të përfundojë këtu.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.