Probleme në zemër për madridistin 23 vjeçar

0
SHPËRNDAJE

26jan2015---lucas-silva-faz-sinal-de-positivo-ao-passar-por-exames-medicos-no-real-madrid-o-ex-volante-do-cruzeiro-foi-apresentado-nesta-segunda-feira-no-clube-espanhol-1422278164141_956x500
Lucas Silva

Mesfushori brazilian i Real Madrid, Lucas Silva, duhej të huazohej te Sporting Lisboa por nuk arriti të kalojë testet mjekësore të cilat pasqyruan probleme në zemër për 23 vjecarin.

Madje, doktorët i kanë sugjeruar të lerë futbollin dhe në fillim u raportua se Silva do të varte këpucët në gozhdë për të mos rrezikuar.

Por në një njoftim të orëve të fundit, lojtari ka bërë të ditur se do të vazhdojë të luajë futboll dhe se karriera e tij nuk ka marrë fund me kaq.

Real e mori Silvën nga Cruzeiro e Brazilit në vitin 2015 për €14 milion.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.