Probleme për mesfushorin e Skënderbeut

0
SHPËRNDAJE

lilajHumbja ndaj Tërbunit të Pukës ka lënë pasoja te Skën-derbeu, jo vetëm në rezultat por edhe në shkaktimin e një dëmtimi të mesfushorit Sabjen Lilaj, i cili sipas Pano-rama Sport, pritet të mos aktivizohet në ndeshjen e kthimit ndaj Lacit për Kupën e Shqipërisë.

Kujtojmë që takimi i parë gjysëmfinal ka përfunduar 1-0 për Lacin ndërsa Skënderbeut, do ti duhet të luftojë për përmbysjen e rezultatit me shumë mundësi pa Sabjen Lilajn por edhe me Hamdi Salihin i cili edhe pse u rikthye në ndeshjen e fundit, nuk e ka kapërcyer plotësisht dëm-timin e pësuar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.