Probleme për Partizanin

0
SHPËRNDAJE

Skuadra e Partizanit duke festuar një gol
Skuadra e Partizanit duke festuar një gol

Peripecitë e vizave duket se nuk janë fashitur plotësisht teksa Partizani po perballet me këto probleme pikërisht tani para sfidës delikate që e pret në Austri në kuadër të Ligës së Kampioneve të Europës.

Kështu, pasi ka humbur 0-1 në Elbasan ndaj Salzburg, Partizani po has në probleme me vizat e lojtarëve të saj nga Kosova, Labinot Ibrahimi dhe Ylber Ramadani por edhe Sodiq Atanda nga Nigeria.

Gjithsesi ka ende edhe pak kohë në dispozicion dhe problemi mund të zgjidhet në kohë por këto probleme ndikojnë në prishjen e qetësisë dhe përqendrimit të lojtarëve në fjalë dhe të ekipit në përgjithësi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.