“Probleme shqiptare” edhe te Korabi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Korabi ka mbetur pa trajner pas largimit të Artan Mërgjyshit, i cili në deklaratën e dhënë për “Supersport”, theksoi se ekipi nuk iu përgjigj dhe se ka pasur probleme të brendshme në klub.

Ndërkohë që drejtuesit duhet të punojnë për gjetur trajnerin e ri, ata duhet gjithashtu edhe të zgjidhin një tjetër problem të rëndësishëm siç është çështja e pagave.

Pikërisht për diçka të tillë e kishte fjalën Mërgjyshi, prej dy muajsh lojtarët nuk paguhen.

Fillimisht u ishte komunikuar lojtarëve se kjo çështje do të zgjidhej ditën e djeshme, por sërish nuk ka pasur zgjidhje. Futbollistëve dibranë u është premtuar se brenda kësaj jave do të shlyhen, dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.