Probleme tek Roma, Pjanic dëmtohet me Kombëtaren

0
SHPËRNDAJE

Serie A/ Kanë mbërritur edhe dëmtimet e para tek ekipi i Romës për këtë sezon. Miralem Pjanic, i është nënshtruar testeve mjekësore këtë të martë në pulpën e tij të djathtë, ai pësoi një dëmtim të shkallës së parë dhe do të jetë jashtë fushës për rreth 15-20 ditë. Pra, do të humbasë sfidat në kampionat kundër Frosinone, Sassuolo, Sampdoria, përveç të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës më 16 shtator. Qëllimi është që të kthehet në fushë të shtunën 26 tetor kundër Carpit.
image
NGA Zeman tek Rudi – Pjanic u dëmtua në minutën e 44′ gjatë ndeshjes kundër Andorrës të dielën, por të enjten e kaluar në Bruksel, para ndeshje Belgjikë-Bosnje, mesfushori boshnjak paralajmëroi një problem që kërkon kujdes mjekësor gjatë nxehjes. Dëmtimi i tij është një problem i rëndësishëm për Garcia sepse Miralem është një element kryesor i ekipit. Pavarësisht nga problemet në kyçin e këmbës, në dy vitet e tij në Romë ai ishte një nga lojtarët me paraqitjet më të shumta dhe të vazhdueshme. Për tre vjet ai nuk asnjëherë katër ndeshje rresht në një kampionat, teksa hera e fundit ishte në shtator të vitit 2012, kur në pankinë ishte ende Zeman.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.