Progni afër Flamurtarit pas xhestit të fanellës korçare

0
SHPËRNDAJE

Jo çdo gjë ka shkuar vaj për Skënderbeun dje në fitoren e bindshme 4-1 ndaj Crusaders së Irlandës së Veriut, ndeshje e vlefshme në kuadër të Ligës së Kampionëve 2015-16. Kur kishin mbetur edhe rreth 15 minuta nga përfundimi i takimit, tekniku Mirel Josa vendosi të hedhë në fushë mesfushorin prishtinas Liridon Latifi në vendin e Gerhard Prognit.

Ky zëvendësim solli një pakënaqësi të Prognit që reagoi haptazi duke hedhur në nerva e sipër fanellën e Skënderbeut. Sipas mediave sportive në vend, marrëdhëniet e Prognit me klubin korçar duket se janë ftohur së tepërmi pas kësaj ngjarje dhe po përflitet se për lojtarin është e interesuar Flamurtari i Vlorës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.