Progni alarmon Skënderbeun para Partizanit

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Trazohet situata në kampin e Skënderbeut para ndeshjes tepër të rëndësishme që kjo skuadër do të luajë të hënën përballë Partizanit të vendit të dytë. Shkak për këtë situatë të krijuar është bërë një dëmtim i pësuar nga lojtari i tyre, Gerhard Progni.

Gerhard Progni
Gerhard Progni

Mesfushori i kampionëve është dëmtuar pas një përplasje në ndeshjen ndaj Teutës teksa tashmë rrezikon të mos jetë nën urdhërat e trajnerit Josa për sfidën më të rëndësishme të sezonit që mund të vendosë edhe titullin. Mungesa e tij nuk është zyrtare, por mendohet se dëmtimi i pësuar mund t’a mbajë jasht kësaj ndeshje. Megjitatë ende pritet që të merret një vendim duke parë gjendjen e lojtarit orët në vijim.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.