Progni pranë firmës në Azerbaxhan

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Pas largimit nga Skënderbeu, duket se Gerhard Progni e ka gjetur se ku do të luajë për sezonin e ardhshëm. Mesfushori është pranë kalimit në Azerbaxhan ku e pret një kontratë 3 vjeçare.

Gerhard Progni
Gerhard Progni

Lojtari pritet që të firmosë me skuadrën e Zira, skuadrën që doli në vend të dytë pasi kampion u shpall Qarabagu i Ansi Agollit. Për Prognin kjo do të ishte një lëvizje tepër pozitive, teksa ekipi i Ziras do të marrë pjesë edhe në eliminatoret për Europa League. Ende nuk ka asgjë zyrtare në lidhje me këtë lëvizje të mundshme, por mësohet se palët kanë kryer bisedime dhe marrëveshja është shumë pranë. Nëse firmos me Ziran, Gerhard Progni do t’i bashkohej shqiptarit tjetër në kampionatin azer, Ansi Agollit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.