Progni: Sulmuesi do e bëjë një simulim, do e vjedhë një penallti

0
SHPËRNDAJE

Mesfushori i Teutës, Gerhard Progni, pas ndeshjes me Vllazninë, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Egi Duro, u shpreh se sulmuesi do e bëjë një simulim, teksa tropojani thekson se sulmuesi do e vjedhë një penallti.

“Jam lojtar i Teutës dhe edhe në rastin po të mos ishte kontakti në rastin e parë do të thosha se ishte. Por po ju them se ka një kontakt nga mbrojtësi i majtë Pjeshka dhe gjyqtari Jorgji nuk e dha.

Po të jepte penalltinë, me 100% ishte në rregull, nuk do të kishte as kontestime. Penalltia e dhënë? Edhe sulmuesi do e bëjë një simulim, do e vjedhë një penallti, nuk jemi të parët ne në Shqipëri.

Por po të jepte të parën nuk do të kishin ndodhur këto kontestime”.

“Është e vërtetë që nuk e kam fituar më parë, kam shkuar deri në finale me Kukësin por e humbëm ndaj Flamurtarit. Tani ndoshta kam fatin ta fitoj, por të rrimë me këmbë në tokë, të mos marrim kot.

Titulli? Besoj se edhe këtë vit do ta marrë Skënderbeu”,-mbylli prononcimin e tij, mesfushori i Teutës, Gerhard Progni. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.