Progni vishet i kuq

0
SHPËRNDAJE


Superiorja / Për kanalin zyrtar të klubit, Progni bën edhe prononcimin e parë si lojtar i Partizanit

Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Gerhard Prognin. Sulmuesi i njohur i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Teutës, ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon me fanelën e 15-të herë Kampionëve të vendit. Progni rikthehet në familjen e kuqe, klub nga i cili është formuar si lojtar duke u aktivizuar edhe për katër sezone dhe qenë pjesë e skuadrës deri në sezonin 2008. Sulmuesi do të mbaj të veshur fanelën me numër 77.

Prononcimi i Prognit:

Progni : Vij te Partizani për të fituar titullin Kampion. Rikthehem në klubin ku jam formuar si lojtar profesionist dhe te Partizani është një rikthim në shtëpi dhe kënaqësi e madhe të vesh përsëri fanelën e kuqe. Besoj që këtë sezon ti dhurojmë tifozëve tanë të mrekullueshëm trofeun, të cilin e presin prej kohësh. Shpresoj se ky do të jetë viti i Partizanit dhe premtoj të jap maksimumin, për të realizuar objektivat që klubi ka në këtë sezon futbollistik.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.