Prova gjenerale e Skëndërbeut, kundër do të ketë jo vetëm Milsamin

0
SHPËRNDAJE

ske1Skënderbeu ka zhvilluar stërvitjen e fundit, përpara sfidës së vlefshme për turin e tretë eliminator të Champions League që luhet nesër ndaj MIlasmit në “Zimbru Arena”, stadiumi i Kishinjevit, kryeqytet i Moldavisë. Praktikisht, bardhekuqtë kanë shkelur në fushën e ndeshjes, pothuajse rreth orarit në të cilën do të luhet ajo.

ske3

Ndërkohë që pritet që veç ekipit kampion moldav, korçarët duhet t’i bëjnë ballë edhe rreth 5000 tifozëve që pritet të jenë të pranishëm në impiantin futbollistik të kryeqytetit, pas udhëtimi përmes 10 autobusësh nga Orhei, qytet nga vjen klubi i Milsamit.
ske2Josa duket se e ka pak a shumë në kokë formacionin që do të propozojë, teksa natyrisht problemet më të mëdha janë në repartin e mbrojtjes aty ku mungon Osmani i dëmtuar dhe Arapi i pezulluar si rrjedhojë e kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e dytë ndaj Krusejdërs.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.