Prova teknike tek bardheblutë

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Më në fund në stadiumin “Selman Stermasi” janë ndezur për herë të parë dhe dritar. Impianti i ndriçimit ka plotesuar një tjetër standart të nevojshëm për këtë stadium që cila do të presë ndeshjen e parë pasditen e së dielës. Pasditen e së enjtes, në praninë e stafit drejtues, stafit teknik dhe futbollistëve të skuadres është zhvilluar një ndeshje kontrolli mes Tiranës U17 dhe Tiranës U19. Rezultati teknik i ndeshjes nuk kishte rëndësi dhe ndeshja është zhvilluar mes duartrokitjes dhe një humori të mire tek të gjithë të pranishmit. imageGjithçka ka shkuar mjaft mirë dhe ditën e dielë, në orën 17:00 Tirana do të përballet me Kukësin, në një ndeshje që vlen shumë për objektivin Europë. Tashmë ndeshjet në “Selman Stermasi” mund të luhen edhe nën dritat e prozhektorëve dhe kjo gjë padyshim që është një lajm i mirë për Tiranën dhe tifozët bardheblu.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.