PSG detyron Verratin të kërkojë falje dhe të shtiret i lumtur

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ligue 1 / Agjenti i lojtarit ditë më parë deklaroi se Verratti është “burgosur” nga PSG-ja, duke mos e lënë të transferohet te Barcelona.

Menjëherë pas kësaj ka ardhur reagimi i Verrattit, që ka incizuar një video për faqen zyrtare të PSG-së, ku kërkon falje për fjalët e agjentit të tij, e deklarohet i lumtur te skuadra franceze, të cilën edhe e falënderon për mundësinë e dhënë.

Por, sot gazetari i ‘Radio Barcelona’, Antoine Mauon, ka zbuluar se 25 vjeçari ka qenë i detyruar nga presidenti Al-Khelaifi ta incizojë videon e kërkim faljes.

I njëjti gazetar tutje ka konfirmuar se edhe më tutje Barcelona dëshiron të nënshkruaj me lojtarin,e lojtari po ashtu dëshiron Barcelonën.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU