PSG di të fitojë edhe pa Ibrën (Video)

0
SHPËRNDAJE

Paris Saint-Germain's Brazilian midfielder Lucas Moura (C) celebrates with his teammates after scoring during the French Ligue 1 football match between Lille and PSG on August 7, 2015 at the Pierre Mauroy Stadium in Villeneuve d'Ascq.  AFP PHOTO / PHILIPPE HUGUEN

PSG tregon muskujt që në javën e parë të kampionatit duke fituar 0-1 në transfertë përballë Lille. Parizienëve ju desh të bënin pa Ibrahimovic të dëmtuar dhe me Di Marian që e pa ndeshjen nga tribuna. Nuk ka qenë një ndeshje e lehtë për PSG pasi është detyruar të luajë për më shumë se një orë në inferioritet numerik, pas kartonit të kuq të marrë nga Adrien Rabiot në minutën e 28-të. Në pjesën e dytë të takimit PSG hidhet me insistim në kërkim të golit dhe e gjen me anë të brazilianit Lucas Moura i cili finalizon një aksion të bukur duke shmangur portjerin kundërshtar.

Në vijim ju sjellim edhe videon e golit të shënuar:

https://www.youtube.com/watch?v=Ke5FII-QZ6c

S'KA KOMENTE

Comments are closed.