PSG do Ronaldon ose Neymar, Ibra drejt Milanos

0
SHPËRNDAJE
Loading...

PSG synon një “top player” të kampionatit spanjoll. Pasi ra poshtë barriera e “Fair-Play”-t financiar, tashmë presidenti i klubit franxez Nasser Al-Khelaifi mund të shpenzojë edhe më shumë se 50 milionë për një kampion. Kështu pritet të hidhet në sulm për njërin mes Cristiano Ronaldos së Realit dhe Neymar të Barcelonës.
roneyMe pëfshirjen e njërit prej këtyre dy yjeve, nga skuadra pariziene pritet të largohet një sulmues. Dhe më i mundshmi është 33-vjeçari Zlatan Ibrahimoviç, i cili duket se e ka krisur raportin me ambientin e PSG. Dihet tashmë që për suedezin po qëndron në gatishmëri Milani i Berluskonit, klub që po studion formulën e duhur, duke pritur edhe evoluimin e situatës. Bëhet e ditur se kuqezinjtë kanë gati për sulmuesin një kontratë 3-vjeçare prej 6 milionësh në vit. A do të pranojë Ibra ta reduktojë gjysmë për gjysmë, duke parë se në Paris merr 12 milionë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.