PSG fiton ndeshjen e tretë radhazi (Video)

0
SHPËRNDAJE

matuidiParis Saint-Germain është përballur mbrëmjen e sotme me Montpellier në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të kampionatit francez. Parizienët kanë regjistruar fitoren e tretë në po kaq ndeshje në këtë kampionat dhe e shohin veten në krye të Ligue 1 me pikë të plota. Skuadrës së Blanc i mungonte sërisht suedezi Zlatan Ibrahimovic por mesa duket skuadra nuk po e ndjen fare mungesën e sulmuesit, ndryshe nga ç’ndodhte vitin e kaluar. Blaise Matuidi i dha fitoren minimale skuadrës së tij pas një goditjeje me të majtën në minutën e 61’. Pas kësaj fitoreje 0-1, PSG numëron 3 fitore në të cilat nuk ka pësuar ende asnjë gol dhe ka shënuar 4.

Në vijim ju ftojmë të ndiqni golin e vetëm të ndeshjes:

https://www.youtube.com/watch?v=hXzxj3RMK6Y

S'KA KOMENTE

Comments are closed.