PSG mposht me lehtësi Lyonin në Superkupë (Video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

ibra

 

Paris Saint Germain është shumë i fortë për Olympique Lyon pasi parizienët kanë fituar Superkupën me rezultatin 2-0. Ka qenë një ndeshje e dominuar nga PSG nga minuta e parë në të fundit. Zlatan Ibrahimovic ka qenë protagonist i ndeshjes edhe pse nuk arriti të shënonte, por i shërben Cavanit assistin për golin e dytë. PSG kalon menjëherë në avantazh në minutën e 10-të me anë të një goli të mbrojtësit të djathtë Aurier i cili shtyn në portën e boshatisur një krosim-gjuajtje të David Luiz. Minuta e 16-të, aksion i gjatë dhe me pasime të shumta i PSG, Ibra lëshohet drejt portës pas një pasimi,godet dhe Lopes grushton por Cavani ndodhet në momentin e duhur në vendin e duhur për të dyfishuar rezultatin me portën e boshatisur. Pjesa e mbetur e garës ishte administrim i rezultatit dhe Lyon nuk e vendos asnjëherë në rrezik portën e Trapp.

Në vijim ju sjellim edhe videon e golave të shënuar të ndeshjes :

https://www.youtube.com/watch?v=1K-9pI5t9a4

S'KA KOMENTE

Comments are closed.