PSG nis sulmin për yllin e Leicester City

0
SHPËRNDAJE
Loading...

N'golo Kante
N’golo Kante

Ligue 1/ Ende pa u mbyllur sezoni, ekipet europiane janë vënë në kërkim të lojtarëve të Leicester City. Nuk mund të qëndronte larg kësaj çështje skuadra e PSG e cila ka potencialin e nevojshëm monetar. Parizienët janë vënë në kërkim të mesfushorit francez N’golo Kante, i cili këtë sezon ka qenë ndër lojtarët më të mirë duke ndihmuar “dhelprat” të jenë pranë fitimit të titullit kampion. Për të arritur tek mesfushori, drejtuesit e PSG e kanë të thjeshtë pasi klauzola e tij është vetëm 25 mln euro, shifër mjaft e vogël duke parë financat e klubit francez.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.