PSG ofron 150 milionë euro për talentin Mbappe

0
SHPËRNDAJE
loading...

Në garë për talentin e Monaco, Kylian Mbappe është futur edhe skuadra rivale e ekipit francez, Paris Saint-Germain duke sfiduar Realin e Madridit. Sipas të përditshmes sportive franceze, “L’Equipe”, ekipi nga Parisi është gati të shpenzojë 150 milionë euro për sulmuesin francez.

“L’Equipe” shkruan se drejtori i ri sportiv i PSG-së, Antero Henrique i ka bindur drejtuesit e klubit që të transferojnë sulmuesin Mbappe. Lojtari i ri ka shkëlqyer këtë sezon me Monacon në Ligue 1, ku fitoi titullin kampion, ndërsa në Ligën e Kampionëve arritën deri në gjysmëfinale. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU