PSG-s i mjaftojnë 21 minuta për të mundur Ajaccio-n (Video)

0
SHPËRNDAJE

thiago silvaMbrëmjen e sotme PSG është përballur me GFC Ajaccio në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të kampionatit francez. Parizienët kanë arritur të fitojnë pa probleme duke bërë që mos të ndihet aspak mungesa e Zlatan Ibrahimovic. Skuadra e Laurent Blanc dominon lojën dhe gjen golin shumë shpejt, pasi Matuidi arrin të shënojë në minutën e 11-të të takimit pas një goditjeje të bukur në hyrje të zonës. Kalojnë vetëm 10 minuta lojë dhe Thiago Silva shënon golin e dytë me anë të një goditjeje me kokë pas një goditjeje këndi të ekzekutuar nga Thiago Motta. Në pjesën e mbetur të takimit vendasit sulmojnë por nuk arrijnë të gjejnë golin e tretë dhe gjithçka mbyllet me rezultatin 2-0 duke bërë që PSG të ngjitet në vendin e parë, me pikë të barabarta me Caen dhe Reims.

Në vijim ju sjellim videon e golave të shënuar:

https://www.youtube.com/watch?v=RKDYfLXte3Y

S'KA KOMENTE

Comments are closed.