Publikohet fjalimi emocional i Ronaldos pasi Portugalia merr kupën e Euro 2016

0
SHPËRNDAJE
Loading...

cristianoronaldo-cropped_b9d57djrmiga101njmyfxytsi

Fjalimi i Cristiano Ronaldos në dhomat e zhveshjes ka bërë xhiron e internetit sepse jo shumë herë e shohim yllin e Realit të Madridit kaq të prekur.

Në fjalimin që mbajti në Stade De France në datën 10 korrik disa minuta pas finales ai i falënderon të gjithë lojtarët dhe në veçanti trajnerin e tyre.

“Dua të falënderoj këtë burrë, sepse pa të asgjë nuk do kishte qenë e mundur. Së dyti, të gjithë lojtarët, stafin dhe të gjithë ata që u përfshinë në këtë rrugë. Askush nuk besoi tek Portugalia, por e vërteta është se ne ia dolëm. Betohem për jetën e tim biri, nga thellësia e zemrës sime se jam humë i lumtur. Harrojeni Champions League dhe të gjitha trofetë individuale, sepse ky moment është më i lumturi i të gjithë jetës sime. Kam qarë 3 apo 4 herë deri më tani. Ky trofe na mungonte dhe e merituam. Faleminderit të gjithëve dhe një herë ty trajner!”, deklaroi sulmuesi i Real Madrid, Cristiano Ronaldo. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.