Publikohet lista e U21/ Bushi: Objektivi ynë është të përgatisim sa më shumë lojtarë për kombëtaren e madhe

0
SHPËRNDAJE

Publikohet lista e u21/ Bushi;Objektivi ynë është të përgatisim sa më shumë lojtarë për kombëtaren e madhe

Ne konferenc per shtypë para mediave trajneri i kombetares u21 Alban Bushi ka folur per dy ndeshjet te eliminatore te europianit 2019 per mosha,
Irlandës së Veriut dhe Islandës.

Bushi:Mendoj që në futboll është mirë të krijosh raste sepse nëse i krijon dhe nuk shënon goli do të vijë, por nëse nuk krijon raste, ai është një problem i madh, nëse skuadra ime luan si ndaj Estonisë dhe nuk fiton unë prap do të jem shumë i kënaqur pasi objektivi ynë është të përgatisim sa më shumë lojtarë për kombëtaren e madhe.

Mos grumbullimi Rey Manaj?

Bushi: Manaj nuk është pjesë e këtij grumbullimi sepse ka pak minuta dhe për këtë arsye nuk e kam grumbulluar, por ai është pjesë e përfaqësues Shpresa dhe e ekipit të parë. Më vjen mirë që Durmishaj ka shënuar dhe po luan, dua që të gjithë lojtarët e ekipit tim të luajnë në skuadrat e tyre. Megjithatë janë shumë pak futbollistët që kanë minuta në këmbë me klubet e tyre ata janë vetëm, Hebaj, Laci e Ramadani ndërsa të tjerët kanë vetëm fazë përgatitore.

Keidi Bare ? Bushi:Unë dua që Bare të bëhet një lojtar për ekipin e parë dhe nëse ai ja arrin edhe pse do të jetë një mungesë për ekipin Shpresa, puna jonë është të përgatisim lojtarë për ekipin e parë dhe për këtë arsye do isha i lumtur nëse Bare do të ishte pjesë e përfaqësues A.

Cfar pret ndaj dy transfertave Irlandës së Veriut dhe Islandës?
Bushi:Pres dy paraqitje të mira nga skuadra ime do të luajmë për të fituar ndaj Irlandës së Veriut dhe Islandës. Ndaj Estonisë u paraqitëm mirë, besoj se nëse luajmë si në atë sfidë edhe në dy takimet e rradhës mendoj se do ti fitojmë si ndaj Irlandës së Veriut ashtu edhe ndaj Estonisë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.