Punëtorët që ndërtojnë stadiume po përjetojnë një mankth të vërtetë

0
SHPËRNDAJE

Punimet_Katar_Boterori-2022

Mbi 100 punëtorë të angazhuar në ndërtimin e stadiumeve të Botërorit “Katar 2022” në Katar kanë qenë viktimë e abuzimeve sistematike dhe janë detyruar që të zhvillojnë punë të rëndë.

Denoncimi vjen nga Amnesty International, që edhe në të kaluarën kishte akuzuar organizatorët e Kupës së Botës në Katar, por asnjëherë nuk kishte paraqitur fakte konkrete. Sipas qëndrimit më të fundit, punëtorët në stadiumin ndërkombëtar “Khalifa”, ku në vitin 2019 do të zhvillohet Botërori i Atletikës, janë keqtrajtuar. Përveç punës së rëndë, kompanitë ndërtuese u kanë reduktuar pagën, ndërsa shumë të tjerë janë detyruar të punojë për muaj me radhë pa u paguar.

Shumë prej punëtorëve emigrantë jetojnë në struktura të papërshtatshme, ndërsa 7 personave iu ndalua kthimi pranë familjeve të tyre në Nepal pas tërmetit të Prillit 2015. Sipas sekretarit të përgjithshëm të Amnesty International, Salil Shetty, “për lojtarët dhe tifozët stadiumet e Kupës së Botës janë vende ëndërrash, por për punëtorët që i kanë ngritur këto impiante cilësohen makth”.

Denoncimet janë dokumentuar në një raport me 51 faqe të titulluar “Fytyra e tmerrshme e lojës së bukur”. Aty përfshihet edhe projekti për kompleksin stërvitor Zone Aspire në Doha, ku gjatë verës së kaluar u stërvitën Paris Saint Germain dhe Bayern Munchen. Sipas hetimit nga Amnesty International, emigrantët e punësuar nga Bangladeshi, India dhe Nepali paguhen me rroga më të ulëta nga sa u ishte premtuar. Pjesës më të madhe të tyre u ishin konfiskuar pasaportat, ndërsa 88 punëtorë e kishin të ndaluar të largoheshin nga Katari.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.