Qejvani firmos me Lushnjën

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Superiorja/ Lushnja vijon me përgatitjet, teksa grupi i vjetshëm i futbollistëve thuajse është ruajtur i tëri, me vendasit që do qëndrojnë, por jo vetëm, pasi dyshja peqinase, Magani-Branica, janë shprehur se do të mbeten pjesë e verdhejeshilëve në një prononcim të botuar në gazetën “Sport Ekspres”.

E djeshmja ka sjellë edhe një tjetër të re, pasi në stërvitje ka dalë edhe Ardi Qejvani, vlonjati që vjet ishte pjesë e Sopotit dhe që ka provuar të luajë më parë në Superiore me Flamurtarin.

Qejvani iu bashkua lushnjarëve edhe në janar, por kontrata me skuadrën nga Librazhdi e bëri të pamundur kalimin e tij nën urdhrat e trajnerit Bano. Më parë te Lushnja kanë zbarkuar edhe sulmuesi Brunild Pepa dhe qendërmbrojtësi Enea Bitri.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU