Qëllohet me armë makina e Mehmet Topal

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageSport Bota/ Pas rastit ku autobusi i ekipit të Hertës së Berlinit u sulmua me armë, një tjetër precedent i tillë ka shokuar futbollin në Turqi. Bota e sportit ende duhet të bëjë llogaritë me ata që i kërcënojnë protagonistët e saj. Në Stamboll ka ndodhur një tjetër ngjarje e rëndë. Mesfushori i Fenebahces dhe i kombëtares turke, Mehmet Topal, ka rënë pre e një sulmi me armë zjarri. Për fat të mirë lojtari nuk ka pësuar asnjë dëmtim, pasi ajo që e ka mbrojtur ka qënë xhami antiplumb i makinës së tij. Sulmi ndodhi në dalje të qëndrës stërvitore “Samadira”. Për këtë rast u hap edhe një hetim nga policia.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.